Të paktën 13 persona humbën jetën dhe 29 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me bombë që Rusia ndërmori në Zaporizhia në juglindje të Ukrainës.
Autoritetet lokale thanë se për nga përmasat e shpërthimit, pritej që numri i viktimave mund të rritet më tej. Bombat goditën një bllok banimi dhe një objekt industrial, ndërsa si pasojë e shpërthimeve u dëmtua rëndë një tramvaj dhe një autobus me pasagjerë brenda.
“Nuk ka asgjë më mizore sesa lëshimi i bombave ajrore në një qytet, duke e ditur se civilët e zakonshëm do të vuajnë,” tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy në X, duke u kërkuar aleatëve perëndimorë të Ukrainës që të rrisin presionin ndaj Rusisë.
Tv Klan