Emisioni më i ndjekur politik në vend, “Opinion”, drejtuar nga gazetari Blendi Fevziu, tashmë ka hyrë në vitin e 13 të transmetimit në ekranet shqiptare. Një logo e cila është kthyer në një markë që prodhon audiencë, do të përbënte temën e diskutimit çdo mbrëmje në familjet shqiptare, por edhe në forumet më të rëndësishme të politikës.
Në sezonin që lamë pas “Opinion”, arriti të krijonte hapësirat për temat të cilat gjithashtu meritonin vëmendje për debat dhe koment. U fol shumë, u ftuan të gjithë dhe ndonjëherë dikush nuk erdhi.
Debat do të vazhdojë, numri i temave ka pësuar dyfishim. Të ftuarit janë në ethe për përballjet e radhës.
Sezoni 2009-2010, do të ruaj padyshim ritmin e sezonit që shkoi. Ndonëse “Opinion” dhe stafi kanë qenë me teleshikuesit pa ndërprerje edhe gjatë muajve të verës.
Çdo ditë në studion e televizionit kombëtar Klan, të hënë, të martë, të mërkurë dhe të enjteve në orën 21, nuk do të mungojnë komentet, analizat, debatet, intervistat, personazhet, dëshmi dhe fakte konkrete.
Çdo gjë po kurohet me kujdes për të qenë sa më afër jush. Zëri i shqiptarëve kudo ata ndodhen do të jetë akoma më prezent. Temat dhe të ftuarit nga Kosova sigurisht që nuk do të mungojnë. Atje dhe në pjesën e shqiptarëve të Maqedonisë, emisioni është shumë i ndjekur dhe po punohet fort që të jetë akoma më prezent.
Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit. Kjo përmes të ftuarve të cilët kalojnë sitën e përzgjedhjes cilësore.
Dhe nesh flasim për ngjarjet më të fundit atëherë sjellim në vëmendjen tuaj formimin e qeverisë së re mbrëmjen e djeshme nga ana e kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit sot në orën 21, do të jetë i ftuar në studion e Opinionit përballë një paneli gazetarësh dhe analistësh.
Kryeministri Berisha, sonte do tu përgjigjet pyetjeve të cilat shumë njerëz mund të kenë në kokë. Si për shembull si dhe pse u bë përzgjedhja e emrave përbërës të ekzekutivit ose qeverisë së ardhshme të integrimit, siç Berisha edhe vetë do ta quante. Si qëndron në optikën e tij koalicioni me Ilir Metën dhe LSI-në? Cilat do të jenë reformat kryesore dhe prioritetet të cilat do ti jetësojë kjo qeveri? Këto dhe të tjera sonte, drejtpërdrejt në Opinion me gazetarin Blendi Fevziu./tvklan.al