Lajme Arkiva – TV Klan 2003
13 vjet nga themelimi i partisë së parë, që sjell ndryshimin e madh për një komb të izoluar prej dekadash. Ndërmjet Aleksandër Meksit, Gramoz Pashkos e Sali Berishës, ky i fundit zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike.
Preç Zogaj, një nga demokratët e parë, e kujton si momentin që do të mbetet pikërisht në historinë e vendit, pasi më 12 Dhjetor shënohet data e themelimit të pluralizmit politik në vend. Zogaj tregon se demokratët zgjodhën kryetar Sali Berishën.
Preç Zogaj:- “Berisha ishte lideri më karizmatik i grupit tonë dhe pa qenë ende kryetar i PD, emri i tij brohoritej më shumë se sa emra të tjerë, nga populli i asaj kohe, që ishte vetë lëvizja që përcaktonte lidershipin më shumë se sa forumet”.
Në zgjedhjet e 31 Marsit, vjen në pushtet PD me në krye Sali Berishën. Të gjithë ndiheshin të çliruar nga e kaluara, por ndjenin edhe frikë, se ajo që po ndodhte mund të ishte e shkurtër, por ndienin edhe frikë, se ajo që po ndodhte mund të ishte e shkurtër. Këtë kujton edhe Neritan Ceka, i cili ka qëndruar për një kohë në radhët e demokratëve.
Neritan Ceka:- “E kam pritur me shpresë, por dhe me iluzione, në këtë ndeshje të grupimeve të ndryshme, rolin kryesor e ka luajtur lëvizja e masave, mund të themi që ajo ka qenë mjeti ynë kryesor në PD për t’i bërë presione pushtetit të athershëm, për t’u tërhequr”.
Por shumë nga themeluesit e PD, kur idetë e tyre filluan të mos dëgjoheshin më.
Preç Zogaj:- “PD përjetoi herët atë që po përjeton sot PS, kam përshtypjen se ishin zhvillime relativisht të pashmangshme, që lidheshin me përvojën e pakët politike të të gjitha palëve dhe të atyre që mbetën në parti dhe të atyre që u larguan”.
Pas 5 vjet qeverisje PD gjendet në situatën e vitit 97 ku bie dhe ende nuk ka mundur të ngrihet në krye të shtetit me gjithë përpjekjet e saj për të kaluar socialistët në opozitë./tvklan.al