Përkujtohet sot në të gjithë Shqipërinë hapja e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë. Kjo ditë njihet në vendin tonë si Dita e Mësuesit. Nxënës dhe studentë nga i gjithë vendi kujtojnë sot edukatorët dhe mësuesit e tyre të parë.
Ishte 7 Mars 1887, kur mësuesi, Pandeli Sotiri bashkë me atdhetarë të tjerë dhanë kontributin e tyre në hapjen e Mësonjëtores Shqipe në Korçë.
Kjo ditë shënohet si një ndër arritjet më të mëdha të vendit tonë në atë kohë. Për shkak të pushtimit osman në atë periudhë mësimi i gjuhës shqipe bëhej në mënyrë të fshehtë, nëpër shtëpi që nuk duhej të diktoheshin nga pushtuesit.
Drejtuesit e parë të kësaj shkollë ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i këtyre atdhetarëve dhe veprimtarëve dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të mësuar pasardhësit e tyre.
Për të shpërndarë dije dhe kulturë e për ta trashëguar këtë në brezat e më vonshëm. Të edukuar me frymën e lartë të patroitizmit këta nxënës do të përhapnin më vonë frytet e ideologjisë shqiptare./tvklan.al