Ulje të mëdha dhe argëtim për fëmijët

Rikthehet në QTU festivali i blerjeve me ulje të mëdha nga data 14 deri më 17 Mars. Për katër ditë me radhë, ofertat prekin dyqanet e veshjeve për të rritur dhe fëmijë, dyqanet me produkte të shtëpisë, elektronikës e shumë çka tjetër që gjendet në QTU.

Joana Korimi:Një eksperiencë e re që vjen në formën e një festivali blerjesh, argëtimi. Një koncept i huazuar nga vende të tjera dhe përtej kontinentit, ku vijon të zhvillohet prej dekadash shumë suksesshëm. Ne kemi krijuar një konsistencë në QTU me këtë festival, i cili është rritur shumë në përmasë, popullaritet dhe atraksionet që u ofron vizitorëve. Është një event që vizitohet gjerësisht duke sjellë modën, gastronominë, teknologjinë në një formë shumë ekspresive feste dhe argëtimi.

Si çdo “shopping festival”, edhe ky sjell jo vetëm oferta dhe ulje, por edhe surpriza. Përgjatë 4 ditëve, fëmijët do kenë mundesi të argëtohen në një mjedis multidimensional në hollin kryesor të qendrës. Gjithçka ka në fokus kënaqësinë e fëmijëve me aktivitetete falas.

Joana Korimi: Festivali këtë herë vjen me një organizim shumë të madh, multidimensional për fëmijë me disiplina të ndryshme si me argëtim, eduktim. Është traditë që t’u japim mundësi klientëve të blejnë me ulje të mëdha deri në 60-70% në dyqanet e qendrës.

QTU, qendra e parë tregtare e shqiptarëve është pjesë e grupit Balfin.

Tv Klan