Banorët e Gërdecit dhe të fshatrave përreth të dëmtuar nga shpërthimi i 15 marsit do të kenë si afat të fundit datën 8 qershor për tu larguar nga ambientet e Kavalishencave në plazhin e Durrësit.
“Pasi kanë qëndruar në ambientet e sipërpërmendura për afro 2 muaj e gjysmë dhe përfituan dëmshpërblimin për banesat. Qeveria mori vendimin që t’iu paguaj familjeve një qira mujore prej 25 mijë lekësh për një afat kohor 6 muaj e në raste të veçanta edhe 1 vit. Kjo periudhë kohore vlerësohet e mjaftueshme për rindërtimin e shtëpive nga banorët. Ministria e brendshme fton për mirëkuptim dhe vlerësim të mbështetjes së qeverisë familjet e dëmtuara nga shpërthimi i Gërdecit. E ndërkohë u bën thirrje të gjithë të interesuarave të tjerë të mbështesin ecurinë e procesit.”
Banorët kanë disa ditë që protestojnë dhe nuk pranojnë të dalin nga ambientet e kampit duke kërcënuar deri në greva urie. Ata qëndrojnë aty që prej 15 marsit në pritje të rindërtimit të shtëpive të shkatërruara./tvklan.al