Fatmir Konja: “Sot në orën 11:55 salla operative e policisë së Gjirokastrës mori njoftim se pjesë të një ndërtese në lagjen “11 Janari” po shembeshin. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dhe kanë ndërhyrë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të stacionuara aty pranë në aksin e autostradës Gjirokastër-Kakavijë, duke bërë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit, dhënien e ndihmës parë dhe transportimin e tyre drejt spitalit të qytetit. Nën drejtimin e prefektit të qarkut, ka filluar menjëherë funksionimi i shtabit lokal të emergjencës. Në vendngjarje kanë mbërritur tashmë zëvendës ministri i brendshëm Ferdinand Poni, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ahmet Prençi, drejtori i përgjithshëm i emergjencave civile Alfred Olli, si dhe specialistë të tjerë të emergjencave civile. Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit është bërë e mundur evakuimi i 15 banorëve, 4 prej të cilëve kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Momentalisht rezultojnë ende të pagjetur 3 persona. Nga hetimet paraprake mendohet që ngjarja e rëndë të jetë shkaktuar si një rezultat i punimeve që po kryheshin në afërsi të këtij pallati banimi. Si pasojë e të cilave është shkaktuar rrëshqitja e dheut në themelet e pallatit. Forcat e policisë kanë shoqëruar drejtues të punimeve të firmës Arti sh.p.k. Njëri prej të cilëve në afërsi të pikës së kalimit kufitar në Kakavijë, në tentativë për tu larguar nga Shqipëria. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje.”/tvklan.al