1/3 e tyre, doza të treta. 38% e popullsisë e vaksinuar
Në Shqipëri, gjatë muajit Nëntor janë kryer afro 150 mijë vaksinime kundër Covid-19. Prej tyre 50 mijë janë kryer kryesisht tek të moshuarit mbi 60 vjeç që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.
Ndërsa 100 mijë janë doza të para dhe të dyta të kryera në popullatë. Sipas mjekëve të familjes, javët e fundit është vënë re një interes i shtuar edhe tek të rinjtë për të marrë vaksinën anti-Covid.
“Ka një kërkesë të shtuar për vaksine. Paraqiten dhe për dozë të parë të dytë dhe të tretë kemi një fluks te shtuar aktualisht. Kryhen rreth 150 injektime në ditë dhe gjysma janë doza të para”.
Që prej Janarit në Shqipëri është vaksinuar afro 38 % e popullsisë.
“Niveli i mbulesës vaksina qofte me 2.8 mln banorë variojnë në nivel kombëtar, 37,5 % me një dozë, dhe me dy doza 32,8%”.
Nga 1 Nëntori në Shqipëri ka nisur edhe vaksinimi i të rinjve të moshës 16 vjeç. Ndërsa fëmijët mbi 12 vjeç do i nënshtrohen vaksinimit me autorizimin e prindërve dhe vetëm nëse kanë probleme shëndetësore.
Tv Klan