Angjelin Stërkaj është dënuar me 16 vite burg për vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri më 13 Shkurt të këtij viti (2021) të cilin e qëlloi disa herë para shtëpisë së tij në Reykjavík të Islandës. Përveç dënimit me burg, gjykata vendosi që Angjelin Sterkaj duhet t’i paguajë gruas së Beqirit dhe prindërve të tij shuma të ndryshme dëmshpërblimi. Ndërkohë që gjykata liroi nga akuzat 3 të arrestuarit e tjerë, mes tyre të dashurën e Agjelin Sterkajt, pasi nuk u gjetën prova që i përfshinin në ngjarje.
Stërkaj e kishte pranuar më herët krimin duke thënë se ishte kërcënuar nga Beqiri. Armando Beqiri u ekzekutua me pistoletë silenciator mesnatën e 13 Shkurtit në derë të shtëpisë, sapo kishte parkuar makinën. Angjelini e qëlloi atë 9 herë në trup dhe kokë me një pistoletë Sig Sauer të kalibrit 22. Angjelin Stërkaj nuk është një emër i panjohur edhe për policinë shqiptare, pasi është shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë.
Tv Klan