Tre ditë para “21 janarit”, Qeveria ka akorduar një fond shtesë për Ministrinë e Brendshme, që kap vlerën e rreth 160 milionë lekë të reja.

Këto lekë do të përdoren për shlyerjen e detyrimeve, që rrjedhin nga vendimet gjyqësore për viktimat e 21 janarit. Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë, ndërsa në mungesë të kryeministrit Edi Rama, ka qenë zëvendësi i tij Niko Peleshi ai që ka firmosur.

vendimi 21

Kjo shumë është marrë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Sipas vendimit të qeverisë do të shlyhen detyrimet e caktuara nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Tiranë.

Është ngarkuar Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./ tvklan.al