Gjimnazisti Geart Ferhati për t’u ardhur në ndihmë bashkëmoshatarëve të tij, ka krijuar një asistent virtual që shpjegon çdo ushtrim që ata kanë në lëndët e Matematikës, Fizikës, Kimisë dhe Biologjisë.
“Po shikoja një indiferentizëm, çdo klasë e ka një grup ku çdo pasdite qarkullojnë detyrat me foto që thjesht kopjohen. Mendova pse thjesht t’i kopjojmë dhe pse jo të krijoj një platormë në të cilën nxënësit jo të kopjojnë por ti mësojnë sesi zgjidhen ushtrimet.”
Geartit ju deshën 8 muaj që të krijonte këtë platformë, ushtrimet e së cilës pasi janë zgjidhur nga inteligjenca artificiale janë korrigjuar edhe nga 4 mësues.
“Mësuesit kanë qenë një pikë kyçe. Kisha dëshirë që ushtrimet të ishin saktë, se ndryshe do ishte si një CHAT GPT që ndonjëherë t’i jep saktë ndonjëherë jo. Është platforma e parë në Shqipëri dhe me aq sa kemi kërkuar e para në Europë.”
17-vjeçari po punon që detyrat në këtë platformë të shpjegohet edhe me zë dhe figurë.
“Profesor Iliri e kemi quajtur që ta bëjë më interaktive mësimnxënien, pra është një mësues i gjeneruar nga inteligjenca artificiale që shpjegon mësimin.”
Në më pak se dy muaj në SUAPR janë regjistruar 7 500 gjimnazistë.
Tv Klan