Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit është vënë rë një rritje e numrit të rasteve të reja.

Në një njoftim për mediat ministria bën me dije se janë konfirmuar dhe 197 raste të reja, pas 1.018 testeve të kryera.

Nga ana tjetër betejën me COVID-19 këtë herë e kanë fituar 48 persona të cilët janë regjistruar të shëruar.

Në 24 orët e fundit gjithashtu janë raportuar edhe tre humbje jete. “Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK)”, njofton ministria./tvklan.al