Dy aksidente kanë ndodhur njëri pas tjetrit mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë. Burime për Klan News bëjnë me dije se aksidentet kanë ndodhur në afërsi të mbikalimit të Shënavlashit dhe 5 automjete në total janë dëmtuar rëndë.


Nga përplasjet e njëpasnjëshme, janë dëmtuar dy shoferët, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë rrugore, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidenteve në fjalë. Për shkak të aksidenteve, për afro një orë njëra korsi e autostradës u bllokua duke krijuar radhë të gjatë automjetesh.

/tvklan.al