Ngjarja pas përplasjes së dy grupeve
Lagja Kolovica në Prishtinë është tronditur mbrëmë nga të shtënat me armë zjarri nga dy grupe të armatosura ku si pasojë dy persona kanë humbur jetën.
Një 30-vjeçar kishte vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa një grua 48-vjeçare kalimtare e rastit kishte marrë plagë të rënda, të cilave nuk arriti t’u mbijetojë. Ajo nuk ishte e përfshirë në rast.
Një ditë më pas ende shihen gjurmët në vendin ku ka ndodhur vrasja ndërsa askush nga banorët nuk pranon të flasë para kamerave.
Prokuroria ka bërë të ditur se janë të plagosur edhe dy persona tjerë.
Të shtënave të mbrëmshme u kishte paraprirë një konfikt i paradites së të martës që kishte ndodhur këtu e ku ende shihen xhamat e thyer.
Një person i dyshuar është ndaluar nga policia ndërsa janë në kërkim edhe të katër personave të tjerë.
Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy të dyshuarve Ahmet dhe Naim Berishës që kërkohen si të përfshirë direkt me vrasjet. Si dhe fotografitë e Fitim Dodës e Arian Sijarinës për vrasje në tentativë. Të gjithë këta janë ende në arrati.
Tv Klan