Në 19-vjetorin e rënies së bustit të Enver Hoxhës, Grupimi i Dhjetorit ‘90 dhe protagonistë të 20 shkurtit ‘91 përkujtuan rënien e miteve të diktaturës 50 vjeçare në Shqipëri.

Rajmonda Bulku, Tritan Shehu, Myqerem Tafaj etj, u mblodhën aty ku nisi gjithçka, greva e studentëve në mjediset e kinoteatrit në qytetin studenti. Si e kujtojnë grevistët e dhjetorit 20 Shkurtin? Çfarë kërkonin e çfarë mendojnë se do të ndodhë?

Rajmonda Bulku: “Më detyroj të mos heshtin më, më detyroj të mos presin më më gjatë, më detyroj të jap kontributin tim fort, më fort se të qëndroja këtu dhe të prisja”.

Tritan Shehu: “Për të gjithë kanë qenë gjithmonë të vështira ato ngjarje që nga gjithë lëvizjet demokratike që kanë qenë një moment i vështirë, por një moment i madhërishëm. Dmth me gjithë mend në cilën u shemb një diktaturë dhe u ndërtua një jetë e re”.

Bislim Ahmetaj: “Mua mu duk vendi më i përshtatshëm për ta përkujtuar njërën prej ngjarjeve më kulmore të lëvizjes studentore të dhjetorit ‘90 dhe asaj të shkurtit 91. Duam që t’ju tregojmë shqiptarëve dhe brezit të ri që Shqipëria s’ka qenë gjithmonë e mirë. Ka qenë vendi më skëterrë i Evropës Lindore”.

Në kujtesën historike te shqiptarëve do të mbeten të ngulitura momentet kur shtatorja e diktatorit filloi të lëkundej, ndërsa ra e u zhduk mes turmës, për t’u tërhequr më pas zvarrë rrugëve të qytetit deri në sheshin “Studenti”, ku u soll si një trofe lufte./tvklan.al