Sot është provimi i dytë i Maturës Shtetërore. 25 mijë nxënës do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në orën 10:00. Provimi do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Siç raportoi gazetarja e Klan News Ermelinda Hoxhaj deri më tani nuka ka pasur probleme me daljen e tezave. Kujtojmë se të Hënën e kaluar maturantët dhanë provimin e Anglishtes, ku u diskutua si problematikë pikërisht qarkullimi i tezës. Ministria e Arsimit dhe Sportit reagoi menjëherë duke e cilësuar “një akt të shëmtuar”.
Vitin e kaluar nga Ministria e Arsimit u bë një komision i zgjeruar për ndryshime thelbësore në këtë proces, por siç duket nuk është realizuar.
Më 18 Qershor është provimi i Matematikës, ndërsa lënda me zgjedhje do jetë më 24 Qershor. Provimet e Maturës Shtetërore kanë peshë për të gjithë maturantët pasi notat llogariten në garën për në universitet.
/tvklan.al