Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar këtë të hënë datat e provimeve të maturës shtetërore. Sfida e parë për maturantët do të jetë më 3 Qershor, kur do të zhvillohet provimi i gjuhës së huaj. Pak ditë më vonë, më 7 Qershor, do të zhvillohet testi i gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Më 11 Qershor është planifikuar provimi i matematikës dhe me 15 Qershor ai i lëndës me zgjedhje. Ministria e Arsimit ka zgjedhur që provimet të bëhen në një diferencë kohore prej 4 ditësh.

Disa ditë më parë Ministrja Evis Kushi deklaroi se testet e maturës do të jenë të strukturuara me pyetje me shtjellim dhe me alternativa./tvklan.al