Janë publikuar këtë të diel rezultatet e provimit të lëndës me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2024.
Në total në provimin me zgjedhje kanë hyrë 26 537 maturantë, ndërsa kalueshmëria përllogaritet në 97.63%. Nota mesatare ka rezultuar 7.51.
Lëndët me zgjedhje ishin provimet e fundit që u zhvilluan të hënën e 24 qershorit.
Për mbarëvajtjen e provimeve të maturës ishin rreth 144 qendra provimi, që u administruan nga 2700 punonjës arsimorë të të gjitha strukturave.
Maturantët pas marrjes së rezultateve të maturës në fund të muajit Korrik do të plotësojnë formualarin A2 ku listojnë 10 degët që duan të studiojnë në universitet./tvklan.al