Katër persona janë arrestuar nga Policia e Fierit gjatë një aksioni të koduar “Tranzit” për të transportuar refugjatët nga Lindja e Mesme. Të arrestuarit janë Xh. B. 25 vjeç, E. B. 25 vjeç, E. B. 30 vjeç dhe K. T. 25 vjeç.
Ata u ndaluan në aksin rrugor Levan-Tepelenë duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm me dy makina Ford Fiesta dhe Mercedes-Benz. Ata u kishin premtuar refugjatëve kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt përfitimit financiar.
25-vjeçari me iniciale E.B. është arrestuar njëherë për të njëjtën vepër penale. Ai ishte me masë sigurie arrest në shtëpi të dhënë nga Gjykata e Korçës për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Por, i riu kishte thyer këtë masë duke dalë nga banesa për të tentuar sërish të transportonte refugjatë.
Nga kontrolli në banesën e tij në Tiranë iu gjetën dhe sekuestruan 1 automatik me 5 krehëra dhe 153 fishekë luftarakë. /tvklan.al