Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman në fshatin Hoxharëz.

Sipas informacioneve paraprake nga korrespondentja e Klan News, Anila Sefa bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse për të bërë të munduar shuarjen e flakëve.

Ndërkohë që nga ana e policisë nuk ka ende një informacion zyrtar. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.


“Një automjet është përfshirë nga flakët në Fier .Ngjarja është regjistruar pranë në aksin rrugorë Fier – Seman në fshatin Hoxharëz. Në vendngjarje ka shkuar një mjet zjarrfikës e cila ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Paraprakisht nuk ka asnjë informacion zyrtarë nga policia,” raporton gazetarja Anila Sefa.

/tvklan.al