Koncert festiv në Teatrin e Operas dhe Baletit
Kompania më e madhe e sigurimeve, Sigal Uniqa Group Austria, festoi mbrëmjen e djeshme 25-vjetorin e themelimit. Në një koncert festiv në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, me përfaqësinë e vendeve ku është prezente si Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, qindra të ftuarit shijuan interpretimet magjike të tenorit me famë botërore Ramë Lahaj, e sopranos Ulpiana Aliaj.
Koncerti u moderua nga dyshja Ardit Gjebrea-Fjoralba Ponari, ndërsa nuk mungoi edhe shfaqja e një dokumentari ku u shfaq i gjithë rrugëtimi 25-vjeçar i Sigal Uniqa-s.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, z.Avni Ponari, themelues dhe CEO i Sigal Uniqa, bëri një rezyme të të gjithë ecurisë gjatë këtyre 25 viteve.
I ftuar në event ishte edhe CEO i “UNIQA Insurance Group”, z.Andreas Brandstetter, i cili vlerësoi punën dhe arritjet e SIGAL UNIQA gjatë këtyre 25 viteve.
Sot, “Sigal Uniqa Group AUSTRIA” është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.
Tv Klan