250 persona kanë vdekur në Nigeri për shkak të pickimeve nga gjarpërinjtë. Sipas mediave, kjo ka ardhur për shkak të mungesës së ilaçeve kundër helmit.

Spitalet përballen çdo ditë me mesatarisht 50 viktima. Disa shkojnë aty në kushte shumë kritike dhe e vetmja gjë që u mbetet mjekëve të bëjnë është t’i shikojnë, për shkak se janë të pafuqishëm për të bërë diçka.

Korrespondenti i një media afrikane, i cili vizitoi tre qendra trajtimi, tha se vendi nuk ishte furnizuar me antihelm që prej Gushtit. Shumë prej këtyre qendrave janë në krizë, pasi ilaçet e mbetura u përdorën në fillim të Tetorit.

I vetmi antihelm i disponueshëm për momentin është një ilaç indian, por që nuk kryen efekt përballë pickimeve të nepërkave, që janë gjarpërinjtë më të zakonshëm në Nigeri.

Pickimet prej gjarpërinjve janë të zakonshme në këtë periudhë në vendin afrikan, për shkak të korrjeve.

/tvklan.al