Një vajzë 27-vjeçare ka shpëtuar mrekullisht pas sulmit nga një peshkaqen në Hawaii të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas mediave amerikane, 27-vjeçarja u kafshua dy herë nga peshkaqeni teksa ishte duke notuar.
Ajo pësoi dëmtime në shpinë dhe u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë. Më pas u raportua se gjendja e saj shëndetësore u stabilizua dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Një dëshmitar okular që pa skenën e tmerrshme, u shpreh: “Ajo ishte rreth 10 metra larg bregut, gjaku ishte gjithandej. Më pas erdhi një dallgë që e nxorri në breg”.
Rojet e plazhit e ndihmuan 27-vjeçaren dhe e nxorrën nga uji, deri sa aty mbërritën mjekët për t’i dhënë ndihmën e parë. Nisur nga ky incident, autoritetet lokale paralajmëruan të gjithë pushuesit në atë zonë që të tregonin kujdes nga prania e peshkaqenëve. /tvklan.al