Arni Sulejmani, Markeljan Beqiri, Tefik Shehu dhe Anxhela Brisku ndodheshin të katërt në dhomën e një hoteli, në autostradën Durrës-Tiranë, kur mëngjesin e kësaj të enjteje 26-vjeçari Markeljan Beqiri plagosi me armë zjarri Arni Sulejmanin, 20-vjeç.
Pas ngjarjes Markeljan Beqiri dhe 32-vjeçari Tefik Shehu u larguan nga hoteli dhe janë aktualisht në kërkim. Njëri si autor i dyshuar e tjetri për moskallëzim të krimit.
Policia arrestoi ndërkohë 22-vjeçaren Anxhela Brisku, pasi pas ngjarjes mori armën dhe e fshehu. Po ashtu në pranga ra edhe një 66-vjeçar i cili e strehoi të renë.
Por çfarë ndodhi në dhomën e hotelit?
Burime për gazetaren Enkelejda Arapi bëjnë të ditur se ka qenë vetë i plagosuri, i cili në dëshminë e dhënë para oficerëve të policisë ka pohuar që bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale. Sipas të njëjtave burime, 4 të rinjtë mësohet se ishin nën efektin e drogës dhe alkoolit. Sa i përket 22-vjeçares, ajo mësohet se është transgjinore./tvklan.al