3 mijë euro për një vizë angleze! Është kjo mënyra se si një 34 vjeçar mashtroi një vajzë në Shtator të këtij viti. Policia ka vënë në pranga Leonard Allushin, pas kallëzimit të 25 vjeçares.

“I mori 3000 euro një shtetaseje, duke e mashtruar se do t’i siguronte vizë angleze, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.  Sekuestrohen shuma 3000 euro, një automjet dhe një celular.  Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin L. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 21.10.2024, ka kallëzuar një shtetase 25 vjeçe se në muajin shtator, 34-vjeçari i ka marrë 3000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte vizë angleze.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”, njofton Policia.

/tvklan.al