102 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit
Tre qytetarë nuk arritën të fitonin betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit.
Autoritetet shëndetësore njoftuan se viktimat janë një 63-vjeçar nga Burreli, një 66-vjeçar nga Tirana dhe një 83-vjeçar nga Shkodra. Numri i rasteve të reja me Covid është pak më i ulët se një ditë më parë.
Nga 960 testime janë zbuluar 165 qytetarë pozitiv me koronavirus. Vatra më e nxehtë mbetet Tirana me 81 të infektuar në 24 orët e fundit, thuajse gjysma rasteve e të gjithë vendit.
102 janë pacientët që janë shëruar nga Covid-19 duke e çuar në 9406 numrin e përgjithshëm prej fillimit të epidemisë. 5409 janë ende të infektuar.
Tv Klan