Si sot 3 vite më parë, Orinda Huta dhe Turjan Hysko kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disavjeçare. Ata organizuan një dasmë mjaft të bukur dhe elegante, me të ftuar Vip, miq dhe familjarë, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Ka qenë Turi, ai që ka publikuar ditën e sotme dy foto nga dita e tyre e veçantë, së bashku me një dedikim romantik.

27/07/2017 Ka ardhur koha që mos ta mbajmë më sekret! Le ta themi publikisht që ne të dy kemi 3 vite martuar. Gëzuar shpirt! Për 97 vitet e tjera mbaj përgjegjësi që do të dua, pastaj nuk i dihet jetës! Ka qenë një ditë magjike sepse kishte shumë dashuri brenda, sepse ishte dhe do mbetet dita jonë! Të dua”, shkruan Turi bashkëngjitur postimit të tij./tvklan.al