Jeta është e gjatë, kurrë nuk i dihet

Sot në programin “Rudina” ka qenë e ftuar gazetarja e njohur, Anduena Llabani së bashku me ish bashkëshortin e saj, Ardit Jaupi. Ata kanë ndarë në studio detaje interesante nga jeta e tyre pas ndarjes dhe se si ka vazhduar marrëdhënia dhe komunikimi  i tyre.

Ata janë prindër të një djali dhe ai është qendra e vëmendjes së tyre. Anduena dhe Arditi kanë vendosur së fundmi të hapin edhe një biznes së bashku, një restorant.

Të ngacmuar nga moderatorja, nëse një ditë mund t’i shohim sërish bashkë, ata qeshën dhe Arditi tha: Jeta është e gjatë, kurrë nuk i dihet. Pastaj, siç thamë, ne kemi disa gjëra që na ndajnë, por kemi shumë më tepër që na bashkojnë, dhe ai është djali padiskutim.

Anduena tha: Le të triumfojë e mira, pse jo. Në fund të fundit, unë dhe Arditi njohim thelbin e njëri-tjetrit dhe kjo është shumë e rëndësishme, gjë që në shumë çifte mungon. Ne nuk kemi arsye për të qenë bashkë, as për të kushtëzuar jetët e njëri-tjetrit. Në momentin që do mendojmë që gjërat janë atje ku duhet dhe prioritet tona janë ato që duam… bujrum, gjithçka është e mundur./tvklan.al