Tim Ajzenloher ishte 14 vjeç kur policia sekrete famëkeqe e Gjermanisë Lindore kur u arrestua nga regjimi gjatë një bastisjeje në Nëntor 1987, dy vjet para rënies së Murit të Berlinit.
Ai akuzohej se ishte anëtar i lëvizjes opozitare “Environment library” aty ku të rinjtë kishin akses në botimet e qeverise komuniste e Gjermanisë Lindore.
Protestat publike dhe demonstratat e tjera në shenjë solidariteti për Timin dhe miqtë e tij pas bastisjes sollën lirimin e tyre brenda disa ditësh.
“Environment library”e Berlinit Lindor u vendos në bodrumin e famullisë së kishës së Zionskirche dhe në natën mes 24 dhe 25 Nëntorit 1987 kur Tim Eisenlohr dhe të tjerët u arrestuan, spiunët e Gjermanisë Lindore kishin shpresuar të ndalonin shtypjen e broshurës së opozitës “Border Fall” në atë bodrum. Kjo bibliotekë ishte vendi kryesor i takimit për opozitën në Berlinin Lindor.
Mbi 3 dekada më vonë, Tim Eisenlohr u kthye në vendin e arrestimit të tij, pak kohë përpara se Gjermania e bashkuar të festonte 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.
“Erdha këtu nga zona Treptoë me makinë për të marrë librat që më pas duhej t’i ktheja dhe gjithmonë i vonoja për t’i kthyer. Ekzistonte frika se do të më ndalonin ose do të hasja vështirësi, sepse ndoshta policia sekrete mund të më kontrollonte”.
Megjithatë, duke qenë se përgjegjësit e shtypshkronjës nuk donin që të miturit të ishin të pranishëm gjatë procesit, puna u shty dhe njerëzit e “Stasit” e kuptuan shpejt se nuk kishin baza ligjore për bastisjen.
“Ajo që më motivoi të vij këtu ishte se edhe më parë kam qenë shumë aktiv politikisht. Unë u largova nga Thaelmann Pioneers, organizata e Gjermanisë Lindore për fëmijë dhe të rinj kur isha 12 vjeç dhe pata mjaft debate në shkollë për çështje politike”.
Eisenlohr gëzonte mbështetjen e prindërve të tij, me një kusht.
“Arrestimet dhe sulmet e tjera ndaj anëtarëve të opozitës kishin ndodhur tashmë dhe ne e dinim që ishim nën vëzhgim. Ne e dinim gjithashtu se mund të ndodhte një bastisje dhe kjo diskutohej gjithmonë. Prindërit e mi më lejuan të merrja pjesë kur isha 14 vjeç, gjë që është e paimagjinueshme, por ata thanë, ‘nëse të arrestojnë, duhet të flasësh vetëm pasi të ketë ardhur babai juaj’. Ai ishte një avokat”.
Për arsye mjekësore, Eisenlohr dhe familja e tij u lejuan të emigronin nga Gjermania Lindore në pranverën e vitit 1989, disa muaj para rënies së Murit të Berlinit.
Eisenlohr dëshmoi natën historike të 9 Nëntorit si një “berlinez perëndimor” kur ai dhe e dashura e tij në atë kohë u ngjitën në murin që kishte ndarë Lindjen nga Perëndimi që nga ndërtimi i tij në 1961.
“Ne u ngjitëm në atë mur së bashku. Unë isha 16 vjeç në atë kohë dhe kjo ndjenjë për të parë Gjermaninë Lindore ishte sigurisht e veçantë, duke e parë atë nga ana perëndimore e Murit dhe më siguroi se ishte fundi në një farë mënyre. Deri më sot, ndjej se ishte një moment i jashtëzakonshëm gëzimi që gjithçka ndodhi në mënyrë paqësore”.
Në vitin 2015, kriza e refugjatëve zgjoi ish-disidentin. Më pas ai bashkëthemeloi OJQ-në Resco International, e cila ndihmon sirianët që përpiqen të arrijnë Evropën.
Klan News