Gazetarja e Klan News Glidona Daci ka bërë një reagim publik duke sqaruar deklaratën e bërë në emisionin “Opinion” mbrëmjen e të enjtes më 21 Nëntor.
Në reagimin e saj, gazetarja shprehet se lapsusi i bërë prej saj nuk ka patur qëllim dashakeq.
Reagimi i gazetares Glidona Daci:
“Përshëndetje,
Dy fjalë për daljen time televizive në datë 21 Nëntor:
Duke marrë shkas nga shpërndarja e një pjesë të fjalës sime në programin “Opinion” të enjten në mbrëmje, në rrjetet sociale, ku po raportoja për një ngjajre kriminale, pohova një citim që është bërë shkas për keqkuptime.
Si profesioniste ndjej detyrë të sqaroj opinionin publik se ishte një lapsus i bërë nga ana ime dhe jo konstatim i qëllimtë apo dashakeqës. E gjithë situata u sqarua menjëherë nga drejtuesi i emisionit, duke bërë saktësimin. Por duke parë reagimet, vendosa të bëj këtë sqarim dhe njëherazi të kërkoj falje nëse pa dashje kam shkaktuar dëm.
Deklaroj me bindje se për asnjë moment fjalët e mia nuk kanë pasur qëllim të denigronin a fyenin persona të caktuar apo për të tjetërsuar të vërtetën. Unë do vazhdoj misionin si gazetare që raporton mbi çështje të krimit të organizuar, gjyqësorit dhe sistemit të burgjeve.
Ju faleminderit”.