E vogla e saj tashmë është një zonjushë. Vajza e Alketa Vejsiut ka mbushur 18 vjeç. Ka qenë vetë moderatorja e Tv Klan, e cila me anë të një postimi në “Instagram” dhe “Instastory” ka uruar vajzën e saj për 18 vjetorin e ditëlindjes.

Në albumin fotografik Alketa Vejsiu ka ndarë me ndjekësit atë që ndoshta të gjithë pritën ta shihnin për 18 vite. Që nga barku i rrumbullakosur, foto e vegjëlisë të së bijës së saj, e deri sot kur ajo është rritur, moderatorja publikoi disa nga kujtimet të ruajtura për vite me fanatizëm.

Niki Nelo erdhi në jetë kur moderatorja ishte vetëm 22 vjeçe, që prej asaj dite Alketa Vejsiu e ka mbajtur gjithmonë të “fshehur”, larg syve të publikut diamantin e saj.

Postimin e saj me të bijën, e cila padyshim ka marrë hijet e bukurisë njësoj si e ëma, Alketa Vejsiu e shoqëron me një dedikim. Duke e konsideruar të bijën si një bekim e shpërblim, ajo thotë se për 18 vjet ka dashur të mbajë larg syve të botës, e sot erdhi momenti që ajo të shfaqet krah së ëmës.

“Të ruajta 18 vjet nga sytë e botës! Sot që t’i bën 18 vjeç, unë zotëroj dhuratën dhe shpërblimin më të madh të jetës. Isha 22, por kam jetuar çdo sekondë të jetës time deri sa erdhe në jete, si një bekim. Durova 18 vjet dhe pikërisht në 18 vjetor ti profilin e bëre privat. Më sfidove dhe bëre shumë mirë!”, ka shkruar Alketa Vejsiu.

Përveç urimit me fjalë të ndjera, nuk kishte se si të mungonin as këshillat.

“Nuk e ke idenë sa të dua o zemra ime. Çdo njeri që ka sjellë në jetë një jetë e di… Zoti të të mbrojë nga çdo sy dhe ti shekullofsh e shkëlqefsh. Beso tek dashuria e atyre që të kanë të shtrenjtë dhe dua gjithë jetën që të të shoh: Me dy sytë blu qe shkëlqejnë nga dashuria! Duaji Prindërit pa kushte! Mos harro; Dija është Fuqi!
Jeto e lirë! S’ka gjë më të bukur se liria! Bëje të madhe botën tënde: eksploro, udhëto, frymëzohu, pasuro shpirtin tënd
.

“Bëhu edhe më e mirë se ata që të krijuan dhe merr me të mirën e tyre. Çdo defekt, përsose jetën tënde! Mos harro, je vajza më e bukur dhe më e meçur për familjen tënde. Kaq mjafton! Dhe duaje vëllain shumë! Aty ku në zemrat humane të dobëta (nel cuore dei deboli) bie shi, ti lind një diell! Siç të ka mësuar familja jote! Je më shume seç kisha menduar dhe ëndërruar e imagjinuar për vajzën time; isha vete gati fëmijë kur erdhe në jetën time”.

“Përveç njeriut me zemër të madhe si hënë floriri, dua dëshirën dhe etjen tënde për dije. Mos rresht kurrë së mësuari. Fuqia e vetme është dija. Niki Nelo, ditën para se të lindje kam shkruar një faqe ditari.
Je me shume se ç’kisha ëndërrua. Jo vetëm vajza, por Motra dhe Shoqja ime me e mire! Të duam!”,
ka shkruar moderatoja./tvklan.al