Surprizat në ekranin e Tv Klan nuk kanë fund. Katër serialet turke më të bujshme të këtij viti vijnë premierë ekskluzive në televizionin më të madh shqiptar.

Drejtori i programacionit, Albert Dumani zbulon ekskluzivisht për tvklan.al, 4 titujt e serialeve të reja.

“Babil”, seriali me kastin më të suksesshëm të aktorëve me yjet si Halit Ergenç (Sulejmani i Madhërishëm), Nur Fettahoğlu (Majidevrami), Ozan Güven (Rustem Pasha), Birce Akalay (Aslli në serialin “Dashuri Bardh e Zi”), Asli Enver e shumë emra të tjerë.

Jeta e Irfan, një profesor idealist i ekonomisë, i kthehet gjithçka përmbys me largimin e padrejtë nga puna dhe sëmundjen e djalit 7-vjeçar.

“Doktori i mrekullive” (Mucize Doktor), fenomeni televiziv, seriali me shifra rekord në audiencë do të jetë premierë së shpejti në Tv Klan.

Aliu është një viktimë e bullizmit që i vogël për shkak se ai është i prekur nga autizmi. Ëndrra e tij është të bëhet kirurg, por pavarësisht paragjykimeve dhe sfidave ai do t’i mahnisë të gjithë.

“Zemheri” (Stuhi dashurie) / Dy zemra nga dy familje me shumë fëmijë. Fati i bashkoi ata, por i kushtoi atyre dashurinë. Një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Sytë e saj janë blu, ndërsa zemra e tij e zjarrtë, së shpejti vetëm në Tv Klan. Me aktorët e njohur Alperen Duymaz (në serialet “Çukur” dhe “Ironia e Fatit”), Zerrin Tekindor (“Dashuri e ndaluar”, “Kuzey Guney”), Furkan Andıç (“Shtëpiake të dëshpëruara” & “Lule të vetmuara”).

“Her Yerde Sen” (Kudo bashkë), Demir dhe Selin kërkojnë të marrin të njëjtën shtëpi, por duke qenë kokëfortë, të dy bëhen bashkëpronarë. Nuk do të mjaftonte vetëm shtëpia, por dikush do jetë edhe shefi i kompanisë. Një komedi dhe romancë që nuk duhet humbur! /tvklan.al