Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se pas 932 testeve të kryera janë konfirmuar 281 raste pozitive.
Në një njoftim për mediat bëhet me dije se në Kosovë në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dhe 4 qytetarë.
“1 rast Spitali i Përgjithshëm, Prizren, 1 rast Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK, 1 rast Spitali i Përgjithshëm, Gjakovë dhe 1 rast Klinika Emergjente, QKUK”, thuhet në njoftim.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë dhe numri i përgjithshëm i atyre që kanë fituar betejën me COVID është 15.295 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.658.
Numri total i rasteve pozitive është 18.626 raste nga 90.040 persona të testuar dhe 673 persona kanë humbur jetën./tvklan.al