QTU ka festuar 4 vjetorin e hapjes së saj. Kompleksi që tashmë është kthyer në qendrën e preferuar të kryeqytetasve rezervoi një larmi surprizash jo vetëm për klientët, por edhe për argëtimin e fëmijëve.
Emra të tillë si marka e veshjeve Celio, Biciani, supermarketi Euromax dhe mjaft të tjera janë pjesë e kësaj qendre moderne, tregtie dhe biznesi, ku konsumatori gjen atë që kërkon, me një cilësi të lartë dhe çmime fantastike.
Me rastin e 4 vjetorit të QTU në Tiranë krahas ofertave konkurruese, ambientet e kësaj qendre e para në llojin e vet për Shqipërinë, janë kthyer në këndet më të dashura për konsumatorët për vetë gamën e gjerë të produkteve dhe cilësisë së lartë të tyre.
Qytetare 1: “Jemi shumë të kënaqur nga kjo qendër tregtare si për mallin që blihet, si për argëtimin që bëhet.”
Qytetare 2: “Mrekullueshëm, jemi të kënaqur.”
Qytetare 3: “Shumë të mirë. Megjithatë QTU gjithmonë e ka pasur shërbimin në maksimum.”
Surprizat dhe ofertat vazhdojë dhe këto i gjeni vetëm në QTU.
Qytetare 4: “Unë jam shumë e kënaqur që kam ardhur tek QTU, do vazhdoj të vij shpesh në QTU. I uroj QTU-së 4 vjetorin, gëzuar, 100 vjet.”/tvklan.al