“Festivali i Blerjeve” është tradita ndërkombëtare qe ka mbërritur në qendrën tregtare, QTU.
QTU është qendra e parë tregtare në Shqipëri që ka ditur të sjellë risitë ndërkombëtare në atë çka ofron, siç është dhe ky organizim që tashmë është kthyer në traditë dhe që përqafohet gjerësisht nga klientët.
“Meqë ka ulje, ne do të vijmë sërish nesër dhe do të blejmë ato produkte që duam.”
“Pres që nesër të fillojnë uljet dhe t’i blej të gjitha gjërat që kam nevojë.”
“Duke qenë se ka ulje nesër do të vijmë patjetër që të shfrytëzojmë ofertat.”
“Do të vij të bëj blerjet e mia. E kam menduar, i kemi parë dhe uljet.”
“Festivali i Blerjeve” siç e do tradita, sjell ulje të mëdha në të gjithë dyqanet e qendrës. Kryefjala e këtij organizimi, veç uljeve është edhe festa dhe argëtimi në këto ditë.
Nga kjo e enjte deri ditën e dielë, përveç uljeve që do të arrijne në 70%, “Festivali i Blerjeve” do të sjellë “Festën e Maskotave Gjigante”, shfaqje cirku me performanca të ndryshme dhe shumë organizime të tjera.
Markat ndërkombëtare të veshjve si Mango, Polo, Pandora, BUZZ , Okaidi, LC Waikiki, Adidas, Parfois do të sjellin ulje në koleksionet e tyre, e po ashtu uljeve të mëdha do t’i bashkohen edhe rrjetet më të njohura të elektroshtëpikave dhe ushqimeve, Neptun, Spar, Jumbo duke ofruar mundësi të shumta për blerje me çmime të reduktuara në një gamë të gjerë produktesh.
QTU është kujdesur për të siguruar që dyqanet t’u ofrojnë klientëve uljet të më të mira gjatë gjithë ditëve të festivalit, duke krijuar një eksperiencë unike blerjeje për të gjithë vizitorët.
QTU është një qendër që mirëpret klientët besnikë gjatë këtyre ditëve dhe të gjithë ata që kërkojnë të bëjnë blerjet e zgjuara.
QTU është pjesë e Grupit Balfin, një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Tv Klan