Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Rreth 40 deputetë të grupeve parlamentare të pozitës dhe opozitës, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimin e marrë disa ditë më parë nga forcat kryesore politike në vend, për ngritjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore.
Sipas kryetarit të komisionit parlamentar të ligjeve Spartak Braho, duke qenë se ky vendim i jep të drejtën e vendimmarrjes vetëm PD dhe PS, atëherë është i pa ligjshëm, anti-kushtetues dhe për rrjedhim cenon rëndë parimet themelore të barazisë së votës së deputetëve.
Spartak Braho: “Kuvendi miraton ligjet me shumicë votash dhe po të dojë PD dhe PS miratohen. Kështu ishte dhe pika 4, padyshim kjo shkel një të drejtë kushtetuese, barazinë e votës së 7 deputetëve. Ky nonsens kushtetues, ne i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar ngritjen e komisionit dhe në përfundim të gjykojë çështjen në themel, për ta nxjerrë atë si të paligjshëm”.
Gjykimi që do të japë kushtetuesja nuk presupozon se pezullon veprimtarinë e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, po shpall vlefshmërinë e ngritjes së komisionit nëse është i ligjshëm ose jo./tvklan.al