Direkt pas përfundimit të fushatës së parë presidenciale në Karolinën e Jugut, në fund të Korrikut, marrëdhënia e Kanye West dhe Kim Kardashian ka pësuar disa kriza.

Së fundmi ata janë parë duke dalë nga një avion privat me 4 fëmijët e tyre, pas një udhëtimi shtatë ditor në Republikën Domenikane.

Kim dhe Kanye West i kanë dhënë edhe një mundësi njëri-tjetrit për të shpëtuar martesën dhe për këtë arsye realizuan dhe këtë udhëtim.

Një burim për “People” është shprehur se ata janë marrë vesh së bashku dhe të dy duken shumë të lumtur.

Mediat e huaja gjithashtu kanë publikuar dhe disa foto nga rezidenca që çifti mori me qira. Nata në këtë rezidencë kushtonte 43.000 dollarë dhe pamjet janë kaq përrallore dhe të lënë pa fjalë./tvklan.al