Virusi më frekuentues në Ohër dhe Prilep
MSH-ja njofton se në laboratorin e Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, në periudhën nga 1 Janari deri më 7 Shkurt 2021, tek 45 mostra të strishove të personave të infektuar, është vërtetuar prania e virusit Sars-CoV-2 nga Britania e Madhe.
“Pacienti i parë me këtë lloj të virusit, në këtë laborator, është diagnostifikuar më 13 Janar 2021 në Ohër dhe që nga atëherë prania e tij po rritet në mënyrë progresive. Për momentin ky variant i virusit më frekuentues është në Ohër dhe Prilep, kurse është i pranishëm edhe tek pacientë të caktuar në qytete si Tetova, Struga, Kumanova, Shtipi e Velesi”.
Analizat e AMSHA-së nuk kanë konstatuar praninë e llojit britanik në virusit tek punonjësit e Klinikës për Nefrologji ku për një periudhë të shkurtër kohore ishin infektuar më shumë punonjës shëndetësor.
Klan Macedonia