Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier. Një grua ka shkuar në spital e plagosur pasi tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga ballkoni.

Policia ka zbuluar se e reja e kishte kryer këtë veprim nga frika. Ajo është dhunuar dhe më pas kërcënuar me një mjet prerës nga bashkëjetuesi, një 45-vjeçar.

Për këtë arsye 34-vjeçarja ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni. Policia njoftoi se ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë 45-vjeçari nga Fieri është shpallur në kërkim./tvklan.al