Miliona amerikanë po përballen me stuhinë më të madhe që ka sjellë reshje të shumta bore dhe temperatura tejet të ulëta krahasuar me vitet e mëparshme.
Stuhia, e cila filloi në mes të SHBA, parashikohet të lëvizë në lindje në dy ditët e ardhshme, sipas Shërbimit Kombëtar i Motit (NËS).
Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në shtetet e Kentakit dhe Virxhinias, ndërsa autoritetet kanë paraljmëruar banorët në Misisipi dhe Florida për kushtet e këqija të motit. Parashikuesit thonë se moti ekstrem po shkaktohet nga vorbulla polare që qarkullon rreth Arktikut.
Disa zona të Kansasit dhe Indianës mund të kenë të paktën 20.3 cm borë. Në SHBA qendrore, do të ketë mbyllje të shkollave, institucioneve si dhe të rrugëve. Autoritetet kanë bërë të ditur se ndërprerjet e energjisë elektrike mund të jenë të përhapura në shumë shtete dhe të gjata në kohë. Ndërkaq banorëe u është bërë thirrje që të mos udhëtojnë për shkak të motit.
Gjtihashtu edhe Mbretëria e Bashkuar është përfshirë nga stuhia e dëborës. Zonat më të goditura janë Anglia qendrore dhe veriore, si dhe në Uells. Temperaturat ranë në -11 gradë Celsius në Loch Glascarnoch, Skoci.
Sipas raporteve lokale, pistat në aeroportet e Mançesterit dhe Liverpulit u mbyllën përkohësisht. Autoritetet kanë paralajmëruar se mund të bjerë deri në 25 cm borë në Anglinë veriore. Shërbimi Meteorologjik Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar raportoi se shkrirja e borës gjatë ditëve në vijim mund të shkaktojë përmbytje në disa vende.
Klan News