Deti larg, por temperaturat e larta kanë kapur rekordet. Më e mira që mund të bëjmë pas pune është të rrimë në dhomën e freskët dhe të shijojmë ndonjë film.
Ja pesë sugjerime perfekte:
“Captain Fantastic” (2016)
Ben dhe Leslie rritin gjashtë fëmijët e tyre në një mënyrë aspak të zakontë. Ata jetojnë të izoluar në një pyll dhe mësojnë të mbijetojnë në natyrë pa ndihmën e teknologjisë. Vdekja e Leslie do të përmbysë gjithçka dhe familja do të detyrohet të prekë botën e jashtme, e cila do të kërcënojë ekuilibrin e tyre të brishtë. Një film i këndshëm me shumë mesazhe për stilin e jetës moderne dhe aspektet negative të tij.

“Vicky Cristina Barcelona” (2008)
Dy amerikane udhëtojnë drejt Barcelonës së bukur për të kaluar verën në shtëpinë e një miku. Aty do të takojnë një piktor bohem, i cili do t’i ftojë të kalojnë një fundjavë në shtëpinë e tij. Megjithatë, planet e tyre do të ndryshojnë kur shoqërisë së tyre t’i shtohet edhe ish-partnerja e piktorit. Një romancë e veçantë që ia vlen për t’u parë…

Mrs. Harris Goes to Paris (2022)
Zonja Harris është një pastruese britanike që jeton në Londër dhe ka një ëndërr të madhe: Të blejë një fustan “Dior”. Ajo kursen shumë dhe përpiqet në çdo mënyrë të mbledhë para për udhëtimin e saj në Paris. Rrobat e bukura, peisazhet dhe performancat e ngrohta janë të gjitha të përfshira në film.

“Ticket to heaven” (2022)
Shumë herë prindërit kanë ëndrra për fëmijët e tyre dhe këta vendosin të ndjekin gjithsesi rrugën që duan. Kështu ndodh edhe në komedinë romantike ku një vajzë e re udhëton në një destinacion ekzotik dhe vendos të lërë studimet për t’u martuar. Megjithatë, prindërit e saj do ta kundërshtojnë dhe do të bëjnë gjithçka që munden për t’i dhënë fund kësaj marrëdhënieje. Me George Clooney dhe Julia Roberts, ky film s’duhet humbur!

“The Parent Trap” (Filmi origjinal është i 1961-it, vjen me një update në 1998)
Dy vajza të vogla binjake që do ju sjellin shumë buzëqeshje…

/tvklan.al