Frigoriferët i mbajnë ushqimet të sigurta nga patogjenët, që mund të shkaktojnë prishjen e tyre, por kjo nuk është e vërtetë për të gjitha llojet e ushqimeve.
Disa ushqime nuk mund të rezistojnë dot në temperaturën e ulët të frigoriferit, prandaj është e rëndësishme të keni kujdes se çfarë duhet të ruani në frigorifer dhe çfarë jo.
Domate
Domatet plotësisht të pjekura duhet t’i mbani vetëm në frigorifer dhe kjo pasi t’i vendosni në një qese plastike. Domatet të cilat nuk janë të pjekua mjaftueshëm duhet të ruhen në temperaturën e dhomës dhe të mos vendosen në frigorifer, pasi humbasin aromën dhe shijen e tyre. Gjithashtu duhet të keni parasysh t’i nxirrni ato nga frigoriferi 30 minuta para se t’i konsumoni.
Hudhra
Hudhra nuk kërkon lagështirë për të qenë e sigurt. Ata janë në gjendjen e tyre më të mirë kur mbahen në temperaturë dhome në një vend të thatë, me qarkullim të mirë të ajrit. Hudhra prishet dhe humbet vetitë e saj kur mbahet në frigorifer.
Patatet
Patatet humbasin strukturën e tyre kur mbahen në frigorifer. Ato janë më të mira nëse ruhen në temperaturën e dhomës. Temperatura e ftohtë e kthen niseshtën e pranishme në patate në sheqer.
Arra
Vendosja e arrave në një frigorifer do të prishë aromën e tyre dhe gjithashtu mund të thithë aromën e ushqimeve të tjera. Është më mirë t’i mbani ato në një enë hermetike.
Avokado
Avokado e papjekur nuk duhet të mbahet në frigorifer, pasi temperatura e ulët do të vononte procesin e pjekjes./tvklan.al