Shtetet e Bashkuara mbështesin kërkesën e SPAK për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të kësaj prokurorie. Zëvendësndihmësi sekretarit amerikan për Ballkanin Perëndimor Aleksandër Kasanof dha këtë mesash të qartë politikës në 5-vjetorin e krijimit të Prokurorisë së Posaçme.
“Për të siguruar që SPAK të vijojë në të ardhmen luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit besojmë se prokurorët e SPAK duhet të lejojnë të aplikojnë sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual. Dështimi për të realizuar këtë, rrezikon të ndërpresë përpjekjen më të sukseshme kundër krimit të organizuar e korrupsionit në historinë shqiptare.”
Kreu i SPAK deklaroi se nuk ka tërheqje pas në luftën kundër padrejtësisë, pavarësisht se ka pasur kërcënime të familjarëve të prokurorëve.
Për bashkimin europian puna e SPAK në këto 5 vite është një histori suksesi. Ambasadori Gonzato i bëri thirrje prokurorëve që të jenë vigjilent dhe të vijojnë punën me të njëjtin standard.
“Ne u kemi mbështetur që prej ditës së parë dhe ta bëjmë edhe në të ardhmen. Shohim arritjet deri më tani. Në aspektin organizativ SPAK ka krijuar një struk solide që në mënyrë efikase mund të mbështesë të gjithë elementët e mandatit të vet. Nga aspektin funksional, SPAK ka ofruar rezultate të mira në disa çështje të profilit të lartë, ka rikuperuar miliona Euro të pasurive të individëve të përfituara përmes korrupsionit.”
SPAK e nisi punën në vitin 2019. Gjatë këtyre 5 viteve janë vendosur para drejtësi grupe të rrezikshme kriminale. Janë sekuestruar miliona Euro pasuri e asete të vendosura nga aktivitet e paligjshme gjithashtu jane marr nën hetim dhe dënuar edhe zyrtarë të lartë dhe politikanë.
Klan News