Një hetim mbi një fermë kanabisi me vlerë 6 milion paund, të kontrolluar nga mafia shqiptare ka rezultuar në 26 persona të dënuar me burg në Britani.  

Policia nisi operacionin

Tisdale

në Mars të vitit 2016, për të shkatërruar një grup të madh të krimit të organizuar, i cili funksiononte duke kultivuar, paketuar dhe shitur drogën në shkallë vendi.

18 nga të burgosurit ishin banues në Manchester dhe Cheshire. Ata luanin rolin e fermerit, menaxherit dhe drejtorit.

Operacioni u kontrollua nga kriminelët e organizuar nga Shqipëria, bandat e mafias, të cilët janë bërë elementë të rëndësishëm në tregtinë e drogës në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve të fundit.

Së fundmi, M.E.N raportoi se paratë e fituara nga tregtia e kanabisit u shpërndanë nëpërmjet llogarive bankare të Besnik Hoxhës, 34 vjeç, gruaja e të cilit, Ifigenia Cipi, 33 vjeç, shpenzonte paratë në restorante luksoze dhe sallone bukurie.

Të enjten më 21 Korrik 2016, oficerët nga Grupi i Krimeve të Rënda kryen 12 bastisje nëpër zonat e Manchesterit dhe Cheshire në një operacion të përbashkët me shërbimin e emigracionit dhe autoritetet lokale.

Oficerët zbuluan ferma të kanabisit me një vlerë totale prej 6 milionë paund në Crumpsall, Moss Side, Wythenshawe, Stretford, Salford, Droylsden, Rochdale dhe Wilmslow, Cheshire.

Fermat e tjera u zbuluan në Rotherham dhe Sheffield, South Yorkshire.

Prodhimi i këtyre fermave kishtë arritur një numër zonash në Manchester dhe Sheffield, por gjithashtu në Swindon.

26 persona u arrestuan, u akuzuan dhe u dënuan për vepra penale duke përfshirë konspiracionin për të furnizuar klientët me drogë të klasit B, pastrim parash dhe dokumentacion të rremë.

Tashmë dy të fundit, Elton Omuri, 26 vjeç banues në Chippenham Road, Manchester dhe Toni Boboshi, 44 vjeç, po ashtu banues në Manchester, janë dënuar në gjykatën e Manchester për veprën penale të bashkëpunimit dhe furnizimit me drogë të klasit B, pasi u deklaruan jo fajtorë në një seancë të mëparshme.

Omuri u dënua me 4 vjet burg dhe Boboshi u dënua me 6 vjet burgim.

Inspektori Karen Ryan i Ekipit të Krimit të Organizuar tha:

“Për ta bërë operacionin sa më të sofistikuar, grupi përdorte emra të rremë dhe dokumentacione të rreme për t’u fshehur nga autoritetet dhe prokuroria”.

“Ata u shtrinë përtej kufijve të Mançesterit, duke nxjerrë të ardhura në qytete të tjera, duke përhapur efektet e dëmshme të furnizimit me drogë anembanë kombit”.

“Ky ka qenë një hetim intensiv i cili është mbështetur në inteligjencën dhe besimin e komunitetit dhe sot mund të themi me bindje se këta njerëz janë pas hekurave, të paaftë të përfitojnë nga të ardhurat e aktivitetit të tyre të paligjshëm dhe nuk do të vazhdojnë të bëjnë dëme në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar”.

Në një sërë seancash, përveç dy të parave, personat e mëposhtëm u dënuan me burg pasi u deklaruan fajtorë për furnizim në bashkëpunim me drogë të klasit B dhe kultivim të kanabisit.

E premte 27 janar 2017:

Besnik Hoxha, 34 vjeç, u dënua me dy vjet për pastrim parash.

Ifigjenia Cipi, 33 vjeç, u dënua me 1 vit e 6 muaj për dokumente të rreme.

E mërkurë, 24 maj 2017:

Denad Hoxha, 28 vjeç, u dënua me 4 vite e 6 muaj.

Taulant Hoxha, 31 vjeç, u dënua me 5 vjet e katër muaj.

Mario Basha, 31, u dënua me 3 vjet e 9 muaj.

Fatjon Hazizi, 32 vjeç, u dënua me 4 vjet.

Krenar Harisis, 33 vjeç, u dënua me 3 vjet e 6 muaj.

E enjte 25 maj 2017:

Andi Lekaji, 39 vjeç, u dënua me 4 vjet.

Glynn Besson, 57 vjeç, u dënua me 4 vjet.

Luke Oakley, 33 vjeç, u dënua me 2 vjet.

Wayne Bayford, 28 vjeç, u dënua me 2 vjet.

Richard Vincent, 48 vjeç, u dënua me 3 vjet.

Fatjon Hoxha, 33 vjeç, u dënua me 1 vit.

E premte 26 maj 2017:

Ervin Hoxha, 38 vjeç, u dënua me 1 vit e 3 muaj.

Arbor Basha, 27 vjeç, u dënua me një vit e 3 muaj.

Arjan Harisis, 26 vjeç, u dënua me 1 vit e 3 muaj.

Gentjan Harisis, 28 vjeç, u dënua me 1 vit e 3 muaj.

Amtomio Kojo, 28 vjeç, u dënua me 1 vit e 3 muaj.

Haxhi Hazizi, 20 vjeç, u dënua me 1 vit e 3 muaj.

Ismail Agaci, 22 vjeç, u dënua me 1 vit e 3 muaj.

Altin Ripaj, 33 vjeç, u dënua me 1 vit e 3 muaj.

Shah Kamaly, 46 vjeç, u dënua me 1 vit e 3 muaj.

Burimi: Manchester Evening News

Përshtati: tvklan.al