Lajme Arkiva 2004

Sot Teatri Kombëtar feston 60 vjetorin e krijimit të tij, “Streha e të harruarve” tragji-komedia e shfaqur premier ditën e premte është ideuar si urim i parë për ditëlindjen e teatrit ku i pranishëm në sallë do të jetë edhe kreu i qeverisë Fatos Nano.
Festa do të jetë e thjeshtë dhe origjinale shprehet drejtori i teatrit Kiço Londo.

Kiço Londo: Teatri Kombëtar për të festuar 60 vjetorin e lindjes së tij ka zgjedhur një mënyrë origjinale të thjeshtë, por shumë të vërtetë që është shfaqja “Streha e të harruarve” e autorit me regji të profesor Milla Luarasi dhe skenografi e kostumografi të profesorit të nderuar Shaban Hysa. Kjo do të jetë ajo çka do të përbëjë thelbin e festës së 60 vjetorit natyrisht nuk do të mungojnë edhe përshëndetjet, madje edhe përshëndetjet surprizë nga jashtë teatrit me lidhje direkte telefonike edhe pas të gjithë të ftuarit do të argëtohen në Rozafa Palace, një ftesë nga ish aktori i ri i Teatrit Kombëtar Gjergj Luca, por që më shumë me teatrin e lidh prania e babait të tij artistit të popullit dhe të shquar Ndrek Luca dhe nënës së tij Mimmika Luca, të cilën shpresojmë ta kemi midis nesh sonte.

Teatri është themeluar në vitin 1945 nga Kolë Jakova. Shfaqja e parë në sallën e këtij teatri është “Topazi” i vënë në skenë nga  Sokrat Mijo. Me gjithë veprimtarinë e teatrit deri ditën e sotme numërohen 225 premiera me autorë të huaj   dhe të vendit me kryevepra të tilla si “Halili dhe  Hajria”, “Cuca e maleve”, “Zonja nga qyteti”, “Familja e peshkatarit” , “Hamleti”, “Otelllo” nga Shekspiri, “Revizori”  dhe “Martesa” nga Gogoli.

Nuk mund të harrojmë suksesin e pallatit 176 duke mbërritur në kryeveprën më të fundit të tij “Streha e të harruarve”, e ngjitur në skenë më të vjetrit e teatrit./tvklan.al