Një plagosje me mjet prerës – kmesë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Vukpalaj të Malësisë së Madhe. Policia njofton se dyshohet që 69-vjeçari me iniciale Gj.P. ka goditur për motive të dobëta me kmesë 29-vjeçarin me iniciale A.P., i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe pas marrjes së njoftimit për ngjarjen kanë organizuar punën për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Mjeti prerës (kmesë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./tvklan.al