Detaje të reja mbi vdekjen tragjike të yllit të muzikës Liam Payne dhe fotoja e mëposhtme! Mediat e huaja shkruajnë se fotoja është shkrepur teksa ai ndodhej në hotelin “CasaSur Palermo” në Argjentinë, pak orë para se të raportohej vetëvrasja e tij.
Një nga tre personat nën hetim për ngjarjen është punonjësi i hotelit i cili ka pranuar para hetuesve se i ka dhënë drogë këngëtarit dy herë brenda ditës. Sipas tij, Payne i kërkoi 7 gramë kokainë, të futur brenda një sapuni Dove.
Ndërsa më herët gjatë ditës, ai e kishte marrë lëndën narkotike tek një restorant pranë hotelit.
“I kam të gjitha mesazhet, ku kontaktuam për takimin e dytë. Nuk kam fshirë asgjë, kam dhe mesazhet ku ai më ofron para në këmbim të drogës, por unë nuk pranova. Kur ika, ai kishte dëshirë të më dhuronte ca veshje në formë mirënjohjeje, por as ato nuk i mora”, ka deklaruar i riu argjentinas. Dy punonjës të tjerë të hotelit ishin dëshmitarë të bisedave mes tyre. Shoku i ngushtë i Liam, Rogelio Nores është po ashtu nën hetim nga autoritetet në Argjentinë. Ka akuza ndaj tij lidhur me drogën dhe vdekjen e këngëtarit.
Ai është shprehur se nuk e “ka lënë vetëm në hotel, madje kishte shkuar ta shihte 40 minuta para se si të hidhej nga ballkoni”.
/tvklan.al