Policia në Panama po heton vdekjen e 7 të rinjve, trupat e të cilëve u gjetën në një zonë pranë një liqeni të shtunën. Viktimat, 4 femra dhe 3 meshkuj mes moshave 17 deri në 22, u gjetën pranë liqenit Gatun, rreth 80 kilometra larg kryeqytetit, Panama City.
Viktimat ishin pjesë e një grupi prej 14 vetësh, të cilët po kryenin një udhëtim në liqen. 7 të rinjtë e tjerë që u arratisën thanë se u sulmuan nga 2 persona të armatosur. Sipas prokurorisë, një prej tyre është arrestuar. Disa prej viktimave kishin plagë të shkaktuara nga armën.
“Është një ngjarje tronditëse na të gjitha këndvështrimet”, tha prokurori Adolfo Pineda.
Deri më tani nuk dihen arsyet e këtij sulmi. Pesë prej trupave që u gjetën ishin vendosur në një strehë, ndërsa dy të tjerë u gjetën në breg të liqenit./tvklan.al