Zakonisht është pranvera ajo që ofron pamje të veçanta për shkak të çeljes së luleve. Por në prag të kësaj Krishtlindjeje me mijëra copa akujsh si lule mbuluan një park kombëtar në Rusi, duke krijuar një pamje vërtetë magjike.
Pavarësisht se jetëgjatësia e tyre ishte fare e shkurtër, vizitorët që ndodheshin në liqenin Valdai arritën të kapin këto imazhe vërtetë të rralla. Drejtori i Parkut Kombëtar Valdai, që ndodhet në veriperëndim të Rusisë shpjegoi se fenomeni u shkaktua nga një rënie e menjëhershme e temperaturave.
“Gjatë ditës së djeshme në Valdai patëm një rënie nën minus, ndërsa sot termometri shënoi -20”,
tha drejtuesi i parkut, i cili shtoi gjithashtu se në 24 vjet kjo ishte e parë që dëshmonte një pamje kaq të pabesueshme dhe të bukur.
Në mënyrë që një fenomen i tij të ndodhë, ekspertët thonë se kushtet atmosferike duhet të jenë perfekte. Kjo ndodh kur ujërat e liqenit janë ende të ngrohta mjaftueshëm sa për të rrjedhur dhe një valë e papritur e të ftohtit krijon akuj pranë sipërfaqes.
/tvklan.al