Epidemiologët: Përmirësohet situata në Tiranë
Në javën e parë të shkollës, 8 mësues janë karantinuar si kontakte të personave pozitivë me Covid. Të dyshuarit i përkasin shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Deri tani, mësuesit e karantinuar janë në total 26, 18 prej tyre i përkasin shkollës Jeronim De Rada. Ndërsa 12 mësues e 3 nxënës rezultojnë të prekur, por këta janë zbuluar përpara nisjes së shkollës.
“Kemi personel të karantinuar, gjithmonë raste të tilla të lidhura me raste pozitive në familje dhe të afërm, por që ne jemi munduar që në bashkëpunim me drejtorinë arsimore të rregullojmë procesin e mësimdhënies duke karantinuar një pjesë të mësuesve”.
Deri tani nuk rezulton asnjë klasë e mbyllur.
“Nuk mund të mbyllim shkolla, por ne kërkojmë nga Drejtoria Arsimore që të zëvendësojmë kontigjientë mësimdhëniesh”.
Ndryshe nga muaj më parë, tashmë situata në Tiranë është normalizuar me raste të cilat po mbahen nën kontroll. Kjo për faktin pasi agresiviteti i virusit ka rënë.
“Tani nuk është shqetësuese është nën kontroll. Mesa shikojmë ka zbutje në klinikë dhe ka rënie dhe shenjat janë më minore.”
Shtatë janë zonat ku janë zbuluar më shumë raste pozitiv Covid. Astiri, ish-Bloku, Kamza, Paskuqani, Fresku, Lapraka dhe Kombinati.
Tv Klan